Skip to content
Kryesore

Stuhia shkakton dëme edhe në Bulqizë

· 1 min lexim

Era e fortë, e shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka shkaktuar dëme në çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë.

Siç tregohet në pamjet e siguruara, tjegullat janë shkëputur dhe kanë rënë në tokë, duke rrezikuar sigurinë e banorëve.

Policia bashkiake ka rrethuar zonën përpara ndërtesës dhe ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kalojnë aty pranë, pasi tjegullat e çatisë janë në rrezik për tu shembur.