Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Lapardha, në Vlorë, ku një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës.
Shoferi ka pësuar disa plagë dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Pamjet e siguruara tregojnë se makina ka pësuar dëme të rënda.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.