Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për katër efektivët e forcës “Shqiponja” të arrestuar nga Agjencia e Mbrojtjes Policore (AMP) lidhur me masakrën e Dobraçit të ndodhur më 30 tetor, ku humbën jetën katër persona.
Gjyqtarët vendosën që ata të ndalohen nga detyra dhe t’u imponohet detyrimi i paraqitjes dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit.
Këta efektivë janë të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk ndërmorrën veprimet e nevojshme për të ndaluar personin e dyshuar që ndodhej në makinë me dy viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Sipas hetimeve, ky person mund të ketë qenë në vendin e ngjarjes gjatë masakrës, por nuk është ndaluar nga forcat e rendit.