Autori i ngjarjes tragjike që i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani, do t’i komunikohet sot masa e sigurisë.
Pas diskutimeve mes prokurorit, gjykatësit dhe avokatit të autorit, është vendosur që masa e sigurisë t’i komunikohet në ambientet e spitalit, ku sipas mjekëve i riu ka kryer një operacion në pjesën e parakrahut .
Ndërkohë, 14-vjeçari aktualisht përballet me akuzën për “Vrasje në rrethana cilësuese”, ndërsa policia kishte hetuar ngjarjen fillimisht si “vrasje me dashje”.
Përveç kësaj, mbi të rëndon akuza për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, duke e rënduar më tej akuzën ndaj të miturit.