Teksa përpara Ministrisë së Arsimit po zhvillohej një protestë për vrasjen e Martin Canit, një ngjarje tjetër e dhunshme ndodhi, pranë Universitetit Metropolitan në Qytet Studenti.
Një 20-vjeçar u plagos rëndë me thikë, duke marrë 8 goditje në trup. Gjenda e tij paraqitet stabël, pavarësisht se ka marrë plagë në krahë, gjoks dhe këmbë.
Në pamje duket karrigia me gjak dhe një xhup, por ende nuk dihet ku ka nisur konflikti, në lokal, Fast Food apo universitet.
Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.