Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se do të zhvillojë një takim me Presidentin Bajram Begaj pas ftesës për të diskutuar datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Celibashi theksoi se KQZ do të jetë e gatshme për çdo datë që Presidenti do të dekretoje, duke shtuar se më shumë kohë përgatitore do t’i shërbejë më mirë organizimit të zgjedhjeve.
“Sa më shumë kohë që të kemi në dispozicion, aq më mirë për KQZ, por në çdo rast do të jemi të gatshëm të përgatitemi për çdo datë që do të caktojë presidenti”, tha Celibashi.
Ai theksoi se ky proces është kompetencë e Presidentit, dhe KQZ do të punojë për realizimin e zgjedhjeve në datën e caktuar nga ai.