Skip to content
Kryesore

Mashtrimi me kriptomonedhat, gjykata lë në burg 12 të arrestuarit

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e arrestit për 12 nga 20 të arrestuarit në kuadër të një operacioni kundër një rrjeti mashtrimi ekonomik me kriptomonedha. Pjesa tjetër e të arrestuarve ka pasur masa të ndryshuara: 6 individë janë lënë me detyrim paraqitje, ndërsa dy të tjerë janë vendosur nën arrest shtëpie.

Arrest në burg:

  1. Pirro Verdhi
  2. Valentino Leka
  3. Ridvan Nuhiji
  4. Nexhmedin Sali
  5. Muhamed Saraçi
  6. Evis Sopi
  7. Frederik Sinanaj
  8. Tedi Agastra
  9. Armando Gjoçi
  10. Genci Sula
  11. Dorian Dodaj
  12. Denard Dani

Detyrim paraqitje:

  1. Arlin Kajo
  2. Aldi Ruli
  3. Riduan Bajrami
  4. Spartak Gjoçi
  5. Arbëror Agastra
  6. Jonid Lazaj

Arrest shtëpie:

  1. Aurora Bregu
  2. Lidra Leka

Operacioni ka çuar në ekzekutimin e 20 masave sigurie të firmosura nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa janë arrestuar edhe 6 pronarë të pikave të këmbimit valutore që ushtrojnë aktivitetin e këmbimit të kriptomonedhave në mënyrë të paligjshme. Personat e tjerë janë akuzuar si bashkëpunëtorë të tyre ose individë që reklamuan këmbimin e kriptomonedhave në rrjetet sociale. Ata akuzohen për “Ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare” dhe “Fshehje të të ardhurave”.