Djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi u ekzekutua në orët e para të 19 nëntorit 2024 teksa po hynte në mjet pasi kishte dalë nga një lokal ku ndodhej me miqtë në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’ në Tiranë. Pasi është futur në automjet, autori ka qëlluar mbi të, duke e goditur në kokë dhe kraharor. Plumbat kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme të viktimës.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi drejt drejtimit të qendrës së qytetit.
Sipas hetimeve të para, autori i ekzekutimit përdori një Audi A4 me targa greke, për të kryer vrasjen dhe më pas është djegur për të fshirë gjurmët.Ky mjet, siç raportohet, ishte vjedhur një vit më parë në Tiranë dhe dyshohet të ketë qenë pjesë e një plani të mirë-organizuar për realizimin e vrasjes.
Shokët e viktimës, që ishin me të në lokal, kanë njoftuar menjëherë spitalin dhe kanë dërguar Klaudion në Spitalin e Traumës me shpejtësi, por ka qenë shumë vonë për të shpëtuar jetën e tij.
Ndërkohe, hetuesit janë duke u fokusuar në disa pista, përfshirë mundësinë e një konflikti të mëparshëm, si dhe lidhjet e mundshme të familjes Prendi me individë të tjerë që mund të kenë pasur interesa të ndryshme.