Skip to content
Kryesore

Caktohet drejtuesi i ri i Drejtorisë së Antikorrupsionit

· 1 min lexim

Insidor Rexhepi është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Antikorrupsionit, pas një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Propozimi u bë nga ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe u miratua bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

Ky vendim, i publikuar tashmë në “Fletoren Zyrtare”, ka hyrë menjëherë në fuqi. Për zbatimin e tij janë ngarkuar Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit.