Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër efektivë policie në lidhje me atentatin e ndodhur më 30 tetor në Dobraç, ku humbën jetën katër persona.
Mësohet se efektivët e arrestuar janë të forcave Shqiponja, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.
AMP ka bërë me dije se inspektorët Blerim Kurmekaj dhe Viktor Logu, të moshave 45 dhe 33 vjeç, me detyrë në Patrullën e Përgjithshme të Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, si dhe inspektorët Julian Sterkaj dhe Marte Martini, të moshave 31 dhe 33 vjeç, me detyrë në Trupën e Shërbimit të kësaj force, nuk kanë ndjekur procedurat e përcaktuara për “Sigurimin e vendit të ngjarjes” dhe për shoqërimin e personave të identifikuar në vendin e ngjarjes për qëllime identifikimi.
AMP ka ngritur pak ditë më parë akuzën ndaj tyre për “shpërdorim detyre”.