Skip to content
Kryesore

Arrestohet ish-drejtuesi i ASHK Durrës

· 1 min lexim

DVP Durrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Roli”, në kuadër të hetimeve për shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokumenteve.

Gjatë operacionit, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Ardian Kona, 52 vjeç, ish-drejtues në ASHK Durrës, i akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.

Ky arrestim është bërë në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tre personave të tjerë: B. Z., 42 vjeç, dhe L. D., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët janë nën hetim për shpërdorim të detyrës, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim dokumentesh.

Materialet procedurale janë kaluar pranë Prokurorisë në Durrës për veprime të mëtejshme.