Skip to content
Kryesore

Vrasja e 28-vjeçarit/ Reagon policia

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e të riut mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi Klajdi Prendi, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit.