Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd paraditen e kësaj të hëne, ku dy automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Xibrakë.
Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëme të mëdha.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se humbja e kontrollit nga drejtuesja e mjetit tip “Kia”, e cila po udhëtonte me shpejtësi të madhe, mund të ketë shkaktuar aksidentin.
Burime të afërta me hetimet sugjerojnë se drejtuesja ka humbur kontrollin mbi timonin dhe është përplasur me një automjet Benz, i cili lëvizte në sensin e kundërt.
Përveç dëmeve të shumta materiale, aksidenti ka shkaktuar edhe bllokimin e trafikut për një periudhë të shkurtër.
Policia ka nisur procedurat hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, duke intervistuar të përfshirët dhe duke shqyrtuar mundësinë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.