Një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë zonës së Sukthit, ku një i ri humbi jetën në një aksident rrugor.
Sabri Kreka, i cili nesër, më 19 nëntor, do të festonte 20-vjetorin e lindjes, fatkeqësisht ka gjetur vdekjen pas mesnate.
Aksidenti ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, ku mjeti që ai po drejtonte doli nga rruga, dhe dyshimet e para për këtë aksident ka qënë shpejtësia e lartë.
Në mes të dhimbjes, familja dhe të afërmit e Sabrit kanë hapur dyert e mortit, për të pritur miqtë dhe të njohurit, ndërsa po kalojnë këtë moment tragjik në prag të ditëlindjes së tij.
Policia dhe grupi hetimor janë në terren dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.