Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë në fushë këtë të hënë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të luajtur ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të fazës së Ligës në Ligën e Kombeve.
Ky do të jetë takimi i tretë mes këtyre dy skuadrave, me “Dardanët” që kanë fituar të dy përballjet e mëparshme, 1-2 në transfertë dhe 4-0 në shtëpi.
Kosova vjen pas një ndeshjeje të diskutuar me Rumaninë, e cila u ndërpre në minutën 90+5’ kur ekipi i trajnerit Franco Foda u tërhoq nga fusha për shkak të sulmeve dhe gjuhës raciste të tifozerisë rumune.
Megjithatë, para këtij incidenti, Kosova kishte fituar tre ndeshje radhazi dhe tani synon të vazhdojë këtë ecuri pozitive në ndeshjen kundër Lituanisë.
Nga ana tjetër, Lituania ka pësuar disfatë në të gjitha ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve dhe do të kërkojë të marrë një rezultat nderi në Prishtinë.
Ndeshja Kosovë-Lituani do të luhet të hënën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.