Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, është arrestuar këtë të shtunë.
Flamur Rraja ishte në kërkim policor, ndërsa dyshohet se ka dhunuar Kujtim Cacën dhe pjesëtarë të familjes së tij.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Nikël, pas një konflikti për një kanal.