Operacioni antidrogë i nisur nga SPAK, me mbështetje të autoriteteve spanjolle dhe Policisë së Shtetit, ka çuar në arrestimin e mbi 8 personave në Tiranë dhe disa rrethe.
Aldi Zonja është një nga të arrestuarit, ndërsa mes të ndaluarve janë edhe tre të huaj, përfshirë një person me origjinë nga Venezuela.
Operacioni, i cili ka nisur mbrëmjen e kaluar, vazhdon të zhvillohet dhe pritet që në orët në vijim të dalin informacionet zyrtare nga SPAK dhe policia.
Deri tani janë realizuar kontrollime në zonën “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, si dhe në Fushë-Krujë, Shkozet, Vorë, Kavajë dhe Qerekë, ndërkohë që priten edhe arrestime të tjera lidhur me trafikun e drogës.