Policia dhe SPAK, kanë zbuluar një laborator kokaine në Kavajë, ndërsa kanë kontrolluar në dhjetëra banesa në Tiranë, në Kodrën e Diellit.
Gjatë kontrollit në Kodrën e Diellit, Forcat Operacionale kanë zbuluar në një vilë edhe një laborator tjetër kokaine.
Operacioni, i koordinuar me luftën kundër spanjolleve, ka çuar në arrestimin e disa personave të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që vepron në Shqipëri dhe Spanjë.
Aksioni drejtohet nga zv/drejtuesi i SPAK, Adnand Xholi, ndërsa Forcat Operacionale kanë rrethuar zonën e Kodrës së Diellit.
Deri tani është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, por detajet mbi identitetet e të arrestuarve apo objektivat kryesorë mbeten të paqartë.