Përfaqësues të DEA-s me qendër në Athinë zhvilluan një takim këtë të premte me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Sipas burimeve, në fokus të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të kokainës.
Në takim morën pjesë Atasheu i DEA-s, John Livanis, i cili vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit dhe shprehu gatishmërinë e DEA-s për të intensifikuar më tej përpjekjet e përbashkëta.
Nga ana e tij, Proda theksoi angazhimin e Policisë së Shtetit për të vazhduar luftën kundër aktiviteteve kriminale në rajon dhe për të rritur koordinimin dhe bashkëpunimin me agjencitë ndërkombëtare. Takimi kishte si qëllim të forconte lidhjet dhe efikasitetin në përballjen me sfidat e krimit të organizuar.