Sot në orën 11:00, në Tiranë do të zhvillohet protesta e 34-të përpara Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës do të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe hetimin e tij për akuzat e korrupsionit.
Protestuesit kërkojnë përballjen e tij me drejtësinë, përfshirë lidhjen e emrit të Veliajt me çështje si inceneratori i Tiranës dhe dosja 5D.
Sipas akuzave, këto afera dyshohet se kanë përvetësuar fondet publike dhe kanë dëmtuar interesat e taksapaguesve shqiptarë.
SPAK ka nisur hetime pasurore ndaj Veliajt dhe disa prej familjarëve të tij, ndërsa disa drejtorë të bashkisë janë tashmë në burg dhe të tjerë janë nën hetim.