Çekia do të përballet me Shqipërinë në kuadër të Nations League.
Lojtari çek, Lukas Provod, u shpreh se skuadra është e vetëdijshme për atmosferën në Shqipëri dhe theksoi se pret një sfidë të vështirë.
Definitivisht nuk duhet të marrim karton të kuq. Më kujtohet kur shkuam atje dhe nuk e shijuam ndeshjen, ishte më shumë e fokusuar në vrapim. Është një ambient specifik, do të ketë një atmosferë të stuhishme. Por ne jemi gati, skuadra është gati.
Ne e dimë si duhet të luajmë. Do të kemi në mendje ndeshjen e parë në Letna, që e menaxhuam në mënyrë perfekte, dhe do mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë. Nëse kemi të njëjtën performancë si në Letna, nuk kemi për çfarë të kemi frikë”, u shpreh Provod.