Kreu i PD-së, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj biznesmenes Vilma Nushi, e cila nuk u paraqit për të dëshmuar në komisionin hetimor lidhur me koncesionin e Sterilizimit dhe Checkup-in.
Sipas Berishës, Nushi përfitoi padrejtësisht nga ky koncesion, duke e akuzuar atë si “vampire” dhe “kriminele” që ndan përfitimet me kryeministrin Edi Rama.
“Nëse do të kishte një emër të dytë, Vilma Nushi do të quhej vampire. Hajdutja e pangopur nuk paraqitet në parlament. Kriminelja e pafytyrë që regjistron qindra mijëra analiza falso, pështyn parlamentin si Olta. Edi Rama nuk lejoi monstrën njerëzore që me vjedhjet e saj përcjell çdo ditë në varr shqiptarët e pafajshëm. Nuk mund të paraqitet se ndan paratë me Ramën”, tha Berisha