Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së Hënës në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen.
Dy automjete janë përplasur në afërsi të Urës së Zogut.
Mësohet se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.