Skip to content
Politikë

PD propozon shtim fondi për gratë e diagnostikuara me tumor

· 1 min lexim

Partia Demokratike ka paraqitur një propozim në Kuvend për ndryshime në Buxhetin e Shtetit.

Kjo përfshin një shtesë prej 600 milionë lekësh që do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të protezave për rikonstruksionin e gjirit dhe paruket për gratë që janë diagnostikuar dhe janë në trajtim mjekësor për kancerin e gjirit.

Po ashtu, 9 deputete të PD-së kërkojnë hapjen e një fondi të veçantë për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratorë për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ky fond do të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve, për të siguruar funksionimin e pandërprerë të tyre.

PD vlerëson se pajisja PET Skaner mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit në faza të hershme, ndërkohë që aktualisht ky shërbim nuk është i disponueshëm për shumë pacientë.