Prokuroria e Beratit ka kërkuar dënimin me 25 vite burg per Byniamin Hajron, i njohur si Bujo Çami, për krimin makabër të “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim ndaj dy viktimave në vitin 1997.
Ky rast tronditi vendin pasi viktimat, Eduart Pema dhe Arian Avdullai, u rrembyen, u torturuan dhe më pas u dogjën të gjallë nga Hajro dhe bashkëpunëtorët e tij të paidentifikuar.
Prokuroria ka vërtetuar se Hajro, si kreu i Bandes famekeqe te Vakefit, ka kryer krimin me paramendim dhe në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit.
Trupat e viktimave u terhoqen zvarre me makine ne qytet, per te shkaktuar frike dhe tronditje në komunitet.
Ky grup eshtë akuzuar për perfshirje në aktivitete kriminale që kanë sherbyer për te krijuar terror ne zonën e Beratit dhe përtej.
“Banda e Vakëfit” Berat:
Benjamin Hajro (Bujo Çami), në kërkim, kreu i grupit
Kudret Zhuka, 49 vjeç, i arrestuar
Kastriot Frashëri, 45 vjeç, i arrestuar
Gazmend Hoxha, 41 vjeç, në kërkim