Një 33-vjeçar nga fshati Lekaj në Kavajë u arrestua pas një incidenti të dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e kaluar.
Sipas policisë, i arrestuari pas një mosmarrëveshje për arsye të vogla me shtetasin B.Xh, 40 vjeç nga Spille, e ka goditur atë me derën e automjetit të tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Për pasojë, 40-vjeçari është transportuar në spital dhe është nën kujdesin mjekësor.
Policia e Kavajës ka ndaluar 33-vjeçarin dhe e ka akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje”. Çështja është kaluar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.
Materialet e rastit janë dorzuar ne Prokurori, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës me akuzën “Plagosje e rëndë me dashje.”