Një ngjarje e rëndë është parandaluar në qytetin e Elbasanit. Një 36-vjeçar nga Elbasani është arrestuar, pasi ka kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe familjen e saj se do t’i shuante me granata.
Granatat i mbante të fshehura në shtëpinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme. 36-vjeçarit F.M., iu sekuestruan 27 granata ofensive dhe difensive dhe mbi të rëndojnë 2 akuza.
Kallëzimi në polici është bërë nga familjarët e bashkëshortes 36-vjeçare, të cilët shpeshherë ishin kërcënuar nga F. M.