Pensionistët protestuan sot për herë të tretë këtë muaj përpara Kryeministrisë, duke kërkuar rritje të ndjeshme të pensioneve për të përballuar kostot e jetesës.
Pensionistët shprehën zhgënjimin për vonesat në indeksimin e pensioneve dhe për mospërputhjen e tyre me rritjen e vazhdueshme të çmimeve.
Me kërkesa për një jetë më të dinjitetshme dhe për pensione që reflektojnë realitetin e ri ekonomik, ata kërkuan nga qeveria përgjigje konkrete.
Sipas tyre, inflacioni dhe rritja e çmimeve kanë bërë që pensionet aktuale të jenë të pamjaftueshme, duke i detyruar të përballen me vështirësi të mëdha në jetën e përditshme.