Pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit, presidenti Halili dhe dhe stafi i tij nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur një zëvendësues, ish-teknikun Gugash Magani, i cili ka marrë drejtimin e ekipit të Tiranës.
Ky është një rikthim për Maganin, pas eksperiencës së tij të mëparshme në krye të skuadrës nga 2013 deri në 2015.
Gugash Magani ka drejtuar Tiranën në 68 ndeshje gjatë periudhës së tij të mëparshme, ku ka arritur 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje. Ky rikthim i tij shoqërohet me pritshmëri të mëdha për të udhëhequr skuadrën drejt rezultateve pozitive.