Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, teksa po inspektonte punimet për pastrimin e kolektorit i është përgjigjur auludimeve se ka dhënë dorëheqjen pasi u thirr në SPAK.
Ai u shpreh se në prokurori ka dhënë shpjegime për zhvillimin e punëve të qytetit.
“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, tha Beci.