Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berish e quajti projektbuxhetin e depozituar nga qeveria në Kuvend si më çnjerëzorin ndër vite, ku sipas tij nuk është menduar për qytetarin, por vetëm për të vjedhur.
“Ky buxhet nuk ka nevojë për komente të tjera, por mund të vlerësohet si buxheti i vjedhjeve më të mëdha në histori”.
Partia Demokratike do të kërkojë më shumë mbështetje për pensionistët dhe statusin e minatorit.
“Ne do të dërgojmë dy ligje. Minimumin jetik 200 euro, të llogaritur nga Avokati i Popullit dhe ILO.“Një vendim do të merret, por qëndrimi ynë është i prerë, minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ky është ligji i të gjitha ligjeve që ne do të mbrojmë në parlament”, tha Berisha
Teksa theksoi se aksioni i opozitës do të vijojë në rrugë, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar mosbindjen civile. Ai deklaroi se duhet të mblidhemi për të realizuar një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.