Mbrëmjen e djeshme një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga disa persona në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Mesohet se personat e kishin detyruar që të konsumonte substanca narkotike dhe dyshohet se e kanë dhunuar.
E mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e para të mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.