Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ankimuar masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm.
Kryemadhi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim”.
Kryemadhi pritet të paraqitet sot në orën 12:00 në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pritet që këtë të hënë të depozitojë ankimin në Apel.