Të hënën anija ‘Libra’, do të kthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujrat e Mesdheut, për të bërë skriningun e parë në bord dhe për t’i transportuar drejt Shqipërisë.
Në thelb, vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte se “procedura kufiri i përshpejtuar” nuk mund të zbatohet për migrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurtë vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian.