Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në tunelin Kërrabës, duke u shkrumbuar plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
Deri tani nuk ka të dhëna se cili ishte shkaku i djegjes së automjetit, autoritetet ndodhen në vendngjarje.