Skip to content
Aksident

Tuneli i Kërrabës/ Përfshihet nga flakët, shkrumbohet automjeti

· 1 min lexim

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në tunelin Kërrabës, duke u shkrumbuar plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Deri tani nuk ka të dhëna se cili ishte shkaku i djegjes së automjetit, autoritetet ndodhen në vendngjarje.