Presidenti i Republikes, Bajram Begaj priti sot Ambasadorin e BE ne Tirane.
Silvio Gonzato i dorezo Begajt, Progres- Raportin e BE për Shqipërinë.
Begaj u shpreh se progres-raporti na nxit të punojmë fort të gjithë së bashku për të arritur objektivin tone.
“Ditë e mirë për Shqipërinë! Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili më dorëzoi zyrtarisht progres-raportin për Shqipërinë.
Përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.