Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të së mërkurës në Shkodër ku mbetën të vrarë 3 persona Hamza Lici, Arlind Bushati, dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me të shoqin.
Hoxha theksoi se policia po punon me kapacitete të plota për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe se në Shkodër janë dërguar ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale.
“Dje të gjitha forcat e policisë kanë shkuar në qytetin e Shkodrës për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre dhe shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur atje”, u shpreh ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.