BE ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë.
Tarifat shtesë u miratuan zyrtarisht dhe u publikuan në Gazetën Zyrtare të BE-së të martën, çka do të thotë se ato do të hyjnë në fuqi të mërkurën.
Komisioni, i cili mbikëqyr politikën tregtare të bllokut, ka thënë se tarifat janë të nevojshme për të luftuar ato që thotë se janë subvencione të padrejta, përfshirë financimin e preferuar dhe ndihmat e tjera financiare, si edhe tokën, bateritë dhe lëndët e para të vlerësuara nën çmimin e tregut.
Dhoma e Tregtisë e Kinës në BE tha se ishte thellësisht e zhgënjyer nga masa “proteksioniste” dhe “arbitrare” e bllokut dhe ishte e dëshpëruar nga mungesa e përparimit thelbësor në negociatat për të gjetur një alternativë ndaj tarifave.
Qëndrimi i BE-së ndaj Pekinit është ngurtësuar gjatë pesë viteve të fundit.
Kompanitë evropiane të makinave po përballen me një fluks të automjeteve elektrike me kosto të ulët nga rivalët kinezë. Komisioni vlerëson se makinat elektrike kineze përbëjnë 8% të tregut evropian, krahasuar me 1% në vitin 2019 dhe mund të arrijë në 15% në vitin 2025. Komisioni thotë se çmimet e makinave elektrike kineze janë zakonisht 20% më të ulëta se ato të makinave elektrike evropiane.