Në 29 tetor do të nisë në Tiranë një takim dy ditor i Stabilizim-Asocimit mes parlamentit shqiptar dhe atij evropian.
Në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkë-drejtohet nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.
Gjatë takimit do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit; liria e medias dhe zgjedhjet; zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe strukturave të tjera të përbashkëta.