Skip to content
Kryesore

Policia zbardh detaje nga shpërthimi me eksploziv në Elbasan

· 1 min lexim

Shpërthim që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital.

Pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, Kristi Balukja, 25 vjeç banues në Elbasan.

Nga hetimet ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R.Ç.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.