Durim Bami, është arrestuar në Dubai prej pesë ditësh ku po mbahet i izoluar.
Kjo është hera e dytë që Durim Bami, arrestohet nga policia e Dubait.
Herën e parë ai u ndalua për llogari të SPAK-ut në muajin qershor 2024, pasi prokurorët e posaçëm, kishin lëshuar në muajin maj një mandat arresti si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës.
Ndërsa arrestimi i dytë i Bamit është kryer në 21 Tetor dhe ende nuk dihet me saktësi nëse ndaj Durim Bamit është lëshuar një masë sigurimi e dytë “arrest me burg” nga SPAK, që detyroi policinë e Dubait të rivihet në lëvizje për të arrestuar për herë të dytë, Durim Bamin.
Bami mund të jetë në procedurat e një ekstradimi të menjëhershëm, siç ndodhi me rastin e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt.
Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë deklaratë që të sqarojnë arsyet e sakta të arrestimit të tij në Dubai.