Dy të rinj kanë tentuar vetëvrasjen gjatë 24 orëve të fundit.
Fatmirësish ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.
Uniformat blu njofton se J. K., 33 vjeçe, banuese në Korçë, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë.
Ndersa një 15-vjeçar, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli.
15-vjecari ka qënë në një eskursion në Korçë, të shoqëruar me mësuesit ku pasi kanë vizituar qytetin kanë konsumuar ushqim dhe janë akomoduar nëpër dhomat e hotelit ku do të qëndronin.
Rreth orës 2:30 ka qenë një shok i cili ka lajmëruar profesorin kujdestar se shoku i tij nuk ndjehej mirë.
Menjëherë i mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.