Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit të posaçëm Antikorrupsion në konferencën për shtyp tha se përkundër çdo kritike që nuk ka munguar këto kohë, kemi pritur me padurim këtë moment sepse donim të dilnim me një bilanc konkret të punës së bërë.
Xhafaj theksoi se “do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete”.
“Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet. Draft- dokumenti analitik do u jepet edhe ekspertëve dhe konsulentëve ndërkombëtar për të konsultuar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin. Në përfundim, gjithçka e konkluduar do u jepen grupeve të ekspertëve për t’i pasqyruar në draft, që do t’i kalojë më tej komisionit për diskutim”.