Një anije ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, ka mbërritur në portin e Durrësit.
Lexo këtu https://gazetareforma.com/helmi-ne-zemer-te-shqiperise-816-tone-vdekje-dhe-nje-qeveri-qe-hesht/
Ngarkesa dyshohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.
Anija ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion në Tajlandë. Si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.
Për këtë rast, është duke u kryer një hetim i dyfishtë, nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve.
Një ditë më parë, në portin e Durrësit u mbajt një protestë nga pjesmarrësit e ekspertëve të mjedisit dhe opozita , që sipas tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve.