Policia e Tiranës ka vëne në pranga një 35 vjeçar pasi është larguar pa paguar medikamentet që mori në një farmaci dhe ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën, gjithashtu ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër.”, njoftoi policia.