Skip to content
Kryesore

Gjendet i pajetë një 43-vjeçari në Fier

· 1 min lexim

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se viktima është është gjetur në lagjen ‘’Sheq i Vogël’”.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P.,  43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë është gjetur nga familjarërt.