Skip to content
Kryesore

Zjarr në një banesë në Dropull, flakët rrezikojnë banesat

· 1 min lexim

Një banesë është shkrumbuar totalisht si pasojë e një zjarri në fshatin Derviçan, Dropull. Në banesë nuk jetonte njeri, teksa flakët kanë rrezikuar dhe shtëpitë ngjitur.

Kanë qenë banorët e fshatit Derviçan të cilët të alarmuar nga flakët dhe tymi kanë njoftuar për ndihmë Shërbimin Zjarrikës.

Krahas zjarrfikësve të bashkisë Dropull në vendngjarje kanë mbëritur edhe zjarrfikësit e Gjirokastrës.

“ U bë luftimi i flakëve me ujë të vazhdueshëm,izolimi dhe fikja e zjarrit pa lejuar depërtimin e tij në banesat pranë”, shprehen efektivët zjarrfikës.