Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, sheshi para Teatrit Kombëtar u mbush me policë ku madje e rrethuan ndërtesën.
Sot u njoftua se do të niste edhe prishja e Tetarit Kombëtar, ku artistë, pedagogë dhe aktorë, të mbështetur nga opozita bënë qëndresë për të mos e lejuar prishjen e tij.
Qindra policë u rreshtuan rreth Teatrit dhe treguan forcën me popullin e thjeshtë. Disa foto janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku madje të shumta kanë qenë edhe videot “live” nga njerëzit të cilët ndodheshin atje dhe që ndodhen ende aty te Teatri.
Në fotot e publikuara duket një polic i cili ka kapur në grykë një qytetar, i cili ka kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar.