Një 24-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia në Vaun e Dejës. Kishte hyrë për të vjedhur në një banesë.
Policia sekuestroi edhe një kaçavidë, e cila iu gjet 24-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Grupi hetimor po kryen verifikimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së 24-vjeçarit.